Pija që përshpejton metabolizmin dhe ju ndihmon të dobësoheni

Shëndetësia

Pija që përshpejton metabolizmin dhe ju ndihmon të dobësoheni

Më: 26 janar 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Çdokush në një dietë e di se një gabim dhe rifillimi i humbjes së peshës nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë. Pirja e këtij lëngu çdo mëngjes është mënyra ideale për të djegur kaloritë e tepërta.

Lëngu për të humbur peshë

Sipas dietologes Flavia Cyfer, përzierja e portokallit, kanellës dhe një xhenxhefili të vogël është gjithçka që ju nevojitet për të vënë në punë metabolizmin tuaj.

Portokalli:

Portokalli është i pasur me vitaminë C, është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira, ndihmon në rinovimin e qelizave parandalon ftohjet dhe gripin. Përveç kësaj ai është i pasur me fibra dhe sjell mjaft përfitime kur vendosni ta konsumoni si frut dhe jo si lëng.

Kanella:

Konsumimi i kanellës është një mënyrë e shkëlqyer për të përshpejtuar metabolizmin tuaj. Përveç të qenit e shijshme në lëngje, çaj dhe kafe, kanella është një thermogenic i fuqishëm,e cila vepron për të përshpejtuar djegien e kalorive pa shtuar shumë kalori në dietë.

Xhenxhefili:

Thesari i dietave, xhenxhefil është një termogjenik i shkëlqyer. Ashtu si kanella, xhenxhefil është termogjenik dhe ndihmon që metabolizmi të punojnë më shpejtë dhe të djeg më shumë kalori. Për më tepër, është një parandalues i mirë i gripit dhe ndihmon tretjen, duke reduktuar gazrat dhe të përzierat.

Përbërësit:

-filxhan lëng portokalli

-1 lugë çaji pluhur kanelle

-1 pjesë xhenxhefil të freskët

Përgatitja:

Thjesht bluani gjithçka në blender! Idealja është marrja e lëngut herët në mëngjes, për të siguruar potencialin e plotë për përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e yndyrës së akumuluar gjatë fundjavës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat