Ja pse duhet të hani kos patjetër, kur jeni shtatzënë

Shëndetësia

Ja pse duhet të hani kos patjetër, kur jeni shtatzënë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:30
Foto ilustruese

Fatmirësisht ka mjaft alternativa për ushqimet që gratë mund të zgjedhin për të plotësuar nevojat e tyre gjatë shtatzënisë. Një shembull perfekt për këtë është dhe kosi.

Në përgjithësi gratë shtatzëna mund të konsumojnë vetëm kos të pasterizuar pasi produktet e bulmetit të cilat nuk janë pasterizuara mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dëmtojnë nënën dhe fetusin. Megjithëse shumica e markave që tregtojnë këto produkte, përdorin kos të pasterizuar, është shumë e rëndësishme që të lexoni etiketat e produkteve që blini.

Disa përfitime që keni nga konsumimi i kosit gjatë shtatzënisë.

Parandalon pre-eklampsinë

Në një studim të kryer nga “Khon Kaen University” në Tajlandë u zbulua se gratë shtatzëna që konsumonin një dietë të pasur me kalcium, kishim më pak mundësi për tu prekur nga pre-eklampsia, dhe duke qënë se kosi është i pasur me kalcium ai është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e kalciumit në dietën tuaj, transmeton per nenat.

Kocka të forta për nënën dhe foshnjën

Objektivi parësor i shtatzënisë është furnizimi i foshnjës me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalcium i cili përveçse ndihmon në zhvillimin e kockave të foshnjës, kujdeset edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzënisë.

Lehtëson simptomat inflamatore

Kosi është i pasur gjithashtu edhe me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia e tyre për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.

Parandalon rezistencën ndaj insulinës

Me ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas gjatë shtatzënisë ai ka tendencën të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës. Por për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat