Harroni dietat: Ju nevojiten vetëm pesë sekonda në ditë që të jeni në top formë

Shëndetësia

Harroni dietat: Ju nevojiten vetëm pesë sekonda në ditë që të jeni në top formë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:05
Ilustrim

Stërvitjet e lodhshme dhe dietat rigoroze tashmë janë e kaluar. Orë të shpenzuara në palestër, shmangia e ëmbëlsirave dhe krekerave, regjimi i rreptë ushqimorë… Të gjitha këto tashmë i keni bërë, por akoma nuk keni arritur rezultatet që keni shpresuar?

Një sondazh i kryer nga revista shkencore “Journal of Obesity” ka treguar se në mënyrë që të jeni në top formë dhe të kënaqur me pamjen e juaj, është e nevojshme që rutina juaj e mëngjesit të përfshijë një zakon që do t’ju marr vetëm disa sekonda.

“Njerëzit që maten çdo ditë në peshore, bëjnë kujdes rreth asaj që do të hanë gjatë ditës”, shkruan në raportin e hulumtimit të zhvilluar.

Sipas studimit, pikërisht matja e peshës trupore në mëngjes ka efekt të jashtëzakonshëm në rritjen e dëshirës për aktivizim, lëvizje, dhe paraqet motivimin gjatë gjithë ditës që individi të bëj kujdes në marrjen e kalorive.

Përveç kësaj, ky zakon, sipas profesionistëve, mund të ndihmojë edhe në shmangien e efektit yo-yo, domethënë të mos kthehen kilogramët e humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat