Shkencëtarët izraelitë thonë se brenda vitit do ta sjellin ilaçin që e shëron kancerin

Shëndetësia

Shkencëtarët izraelitë thonë se brenda vitit do ta sjellin ilaçin që e shëron kancerin

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:20
Foto ilustruese

Mund të mos ju duket e mundur, por këta shkencëtarë thonë se është e vërtetë.

Një ekip i vogël i shkencëtarëve izraelitë është duke i thënë botës se do ta kenë ilaçin shërues për kancer brenda vitit.

Përveç kësaj, siç raportohet në ‘The Jerusalem Post’, ky ilaç do të përdoret për periudhë shumë të shkurtë, do të jetë i lirë dhe efikas, madje nuk do të ketë fare efekte anësore.

Dan Aridor është njëri prej hulumtuesve që thotë se brenda vitit do ta ofrojnë ilaçin shërues për kancerin.

Aridor ka thënë për media: “Ilaçi jonë kundër kancerit do të jetë efikas qysh nga dita e parë, do të zgjatë pak javë dhe do të ketë efekte anësore minimale ose nuk do të ketë fare. Gjithashtu çmimi i saj do të jetë më i vogël sesa i shumicës prej tretmanëve që janë në treg”.

Vlen të ceket se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se numri i rasteve të reja me kancer është rritur për 18.1 milionë në vitin 2018, ndërkaq vetëm nga kjo sëmundje kanë vdekur 9.6 milionë pacientë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat