Shkencëtari: Brenda një viti mund të shërojmë kancerin! Sa është e mundur?

Shëndetësia

Shkencëtari: Brenda një viti mund të shërojmë kancerin! Sa është e mundur?

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Nëse kjo që thonë është e vërtetë, atëherë një nga problemet më të mëdha të njerëzimit do të jetë thjesht histori.

Një skuadër me shkencëtarë izraelitë u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që vuajnë nga kanceri.

“Ne besojmë se brenda një viti do të arrijmë shërimin e plotë nga kanceri,” tha Dan Aridor për gazetën ‘Jerusalem Post’.

“Kura që ofrojmë e nis ndikimin që në ditën e parë, zgjat pak javë dhe nuk ka thuajse asnjë efekt anësor,” tha ai.

Ky do ishte një lajm sensacional për 18 milionë të sëmurë me kancer. Çdo vit rreth 9.6 milionë njerëz vdesin nga kanceri.

Por a është e mundur diçka e tillë?

Terapia MuTaTo që ofrojnë shkencëtarët izraelitë ka funksionuar për minjtë.

Gazeta gjermane Bild është konsultuar me shoqatën gjermane të luftës ndaj kancerit. Ata nuk duken shpresëplotë se një kurë për kancerin do gjendet kaq shpejt.

“Ka funksionuar tek minjtë, por nuk e dimë nëse funksionon tek njeriu. Një kurë përfundimtare mund të kërkojë shumë vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat