Qytetarët ankohen në përshkrimin e barnave me emra të prodhuesve, e jo me ata gjenerikë

Shëndetësia

Qytetarët ankohen në përshkrimin e barnave me emra të prodhuesve, e jo me ata gjenerikë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:03
Foto ilustruese

Ky problem bën që shumica e qytetarëve të mos kuptohen as me farmacistët.

Qytetarët thonë se kur kërkojnë barna, shumicën e rasteve nuk e kanë idenë se çfarë marrin.

Nëpër barnatore jo gjithmonë ekzistojnë të gjitha prodhimet e medikamenteve.

Farmacistët nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për këtë, por kanë thënë se e përkrahin mënyrën se si aktualisht përshkruhen barnat.

Edhe pse shumica e pacientëve nuk janë në dijeni se çfarë medikamente marrin, për shkak se mjekët përshkruajnë medikamente me emrat e firmave të prodhuesve, farmacistët e përkrahin një gjë të tillë duke thënë se është më mirë të përshkruhet emri i firmës që është më në trend se sa një firmë me çmim më të lirë dhe kjo bëhet shkaku që mos të humbet reputacioni i mjekut.

Ndryshe, përshkrimi i barnave me emra të brendeve e jo me emër gjenerik, sipas qytetarëve ndodh për faktin se mjekët janë të lidhur ngushtë me shumicën prej tyre për interesa personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat