Sëmundjet e zemrës, kanceri – të ndërlidhura me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Shëndetësia

Sëmundjet e zemrës, kanceri – të ndërlidhura me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Ngrënja e shumtë e hamburgerëve, picave, biskotave dhe e ëmbëlsirave, po del të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Një studim i rreth 45.000 njerëzve të moshës së mesme gjeti se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të përpunuara’.

Këto ushqime përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiqet, drithërat me sheqer dhe pijet me gaz – në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.

Me keqardhje, këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike – një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër europian – dhe ata po na vrasin në mënyrë të parakohshme, thonë shkencëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat