Sa ndikon të ushqyerit tek gjumi

Shëndetësia

Sa ndikon të ushqyerit tek gjumi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:15
Foto ilustruese

Pini kafe në mënyrë të moderuar:stimuli i kafeinës zgjat rreth 6 orë në trup, kështu që llogarisni orarin e të fjeturit dhe konsumimit të kafes apo produkteve kafeinike.

Pini lëng qershie: qershitë dhe lëngu i tyre kanë një përbërës të quajtur melatonin, hormon i cili është i sekretuar nga gjëndra pineale në tru dhe ju bën të përgjumur.

Mos hani ushqime të shpejta: këto lloje ushqimesh ju fryjnë barkun dhe ju japin parehati në gjumë.

Konsumoni darkë të lehtë: zgjidhni drithëra komplekse dhe me pak kalori në mënyrë që të ndiheni rehat në kohën që doni të flini.

Konsumoni çaj kamomili para se të flini: kamomili ka veti qetësuese dhe do t’ju ndihmonte të bënit një gjumë të rehatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat