Testi i ADN-së që mund t’i shpëtojë foshnjat nga humbja e dëgjimit - Bota Sot
Testi i ADN-së që mund t’i shpëtojë foshnjat nga humbja e dëgjimit

Shëndetësia

Testi i ADN-së që mund t’i shpëtojë foshnjat nga humbja e dëgjimit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:47
Ilustrim

Qindra të sapolindur mund të shpëtohen nga humbja e dëgjimit përmes një testi të ADN-së, i cili merr kohë 20 minuta.

Aktualisht testi në fjalë është duke u analizuar nga NHS, i cili identifikon foshnjat që mund të humbasin dëgjimin e tyre nëse u jepet një antibiotik i zakonshëm.

Një në çdo 500 foshnja mbart një mutacion gjenetik që shkakton humbje të thellë dëgjimi nëse atyre u jepet gentamicin – antibiotik standard i përdorur për të sapolindurit.

Çdo vit 90,000 foshnje – më shumë se një në dhjetë nga të gjithë të sapolindurit – përdorin gentamicin nëse kanë ndonjë infeksioni ose nëse kanë nevojë për kujdes intensiv ose kirurgji.

Por firma me qendër në Mançester “Genedrive” ka krijuar një test që kërkon një shtresë të thjeshtë të faqes, e cila vendoset në një makinë dore dhe zgjat 20 minuta për të treguar nëse gentamicin është i sigurt për t’u përdorur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat