Vera të zgjat jetën! Nëse nuk besoni, ju tregojmë 5 arsye

Shëndetësia

Vera të zgjat jetën! Nëse nuk besoni, ju tregojmë 5 arsye

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:21

Nëse jeni një verëdashës ju me siguri keni lexuar për benefitet që ka pija. Edhe nëse nuk njiheni mirë me arsyet, keni dëgjuar shpesh të thuhet që një gotë verë në ditë ju bën mirë. E kjo është e vërtetë! Nëse e dashuroni verën, do të dashuroheni akoma më shumë kur të lexoni mbi të mirat e saj. Nëse jo, atëherë përgatituni për ta shndërruar në pijen tuaj të preferuar!

Vera përmban antioksidantë, veçanërisht polifenolët. E shpjeguar shkurt, këto të fundit përmirësojnë funksionin e zemrës dhe presionin e gjakut. Për pasojë, zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare. Por nuk maron këtu.

Vera parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë

Vera eliminon bakteret që formojnë gurëza dhe është më efektive se shpëlarësi i gojës. Madje edhe ato jo alkooliket kanë të njëjtën veti.

Mban nën kontroll alergjitë

Rreth 80 studime të botuara sugjerojnë se flavonoidet (oksidantët që ndodhen në verë) zvogëlojnë simptomat e alergjisë dhe astmës. Nevojiten studime më të thelluara por është premtuese.

Vonon zhvillimin e Alzheimer dhe Parkinston

Nëse jeni të rrezikuar për t’u prekur nga këto dy sëmundje, vera ju ndihmon të shtyni shfaqjen e simptomave. Në verë gjenden disa enzima të cilat mbrojnë neuronin nga vdekja. Kështu parandalon zhvillimin dhe përkeqësimin  sëmundjeve.

Zvogëlon rrezikun e depresionit

Një gotë e mirë vere ju sjell në humor të mirë. Besoj e keni testuar tashmë.

Mban sheqerin në gjak nën kontroll

Kjo e fundit iu intereson më shumë personave me diabet Tip 2.  Një studim i bazuar në testime te një grup prej 224 njerëzish me diabet, iu tha pacientëve të pinin një gotë verë çdo natë për dy vite. Në fund, rezultoi se ata që kishin pirë verë kishin nivel më optimal sheqeri në gjak. Gjithashtu, vera kishte përmirësuar edhe nivelin e kolesterolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat