Zbulohet ilaçi që mbron nga humbja e kujtesës në pleqëri

Shëndetësia

Zbulohet ilaçi që mbron nga humbja e kujtesës në pleqëri

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Nëse rezultatet e testeve klinike tregojnë se ilaçi është efektiv për ta luftuar humbjen e kujtesës, aim und të përdoret si pilulë çdo ditë nga personat që e kanë kaluar moshën 55-vjeçare. Testet e bëra në kafshë kanë treguar se kafshët më të vjetra kishin kujtesë më të mirë gjysmë ore pas marrjes së ilaçit. Shkencëtarët zbuluan se qelizat e zhdukura të trurit të kafshëve janë rritur sërish pas dy muajve të trajtimit me këtë ilaç.

Etinne Sibille nga Qendra për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto ka thënë se trajtimi me këtë ilaç nuk do të përdoret vetëm për luftimin e dobësimit të aftësive njohëse, por edhe për humbjen e kujtesës dhe aftësive tjera mendore te personat e prekur nga depresioni, skizofrenia dhe sëmundja e Alzheimerit.

Tash për tash, në tregun e barnave nuk ka ilaç që e përmirëson kujtesën e personave të moshuar dhe që lufton çrregullimet psikike, si depresioni dhe skizofrenia. Sidoqoftë, shkencëtarët e Torontos besojnë se ilaçi i tyre mund ta përmirësojë kujtesën e njerëzve përmes rigjenerimit të qelizave specifike të trurit, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat