A e dini pse themi "shëndet" kur dikush teshtinë?

Shëndetësia

A e dini pse themi "shëndet" kur dikush teshtinë?

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Nëse jeni të arsimuar mirë, kur dikush teshtin, ju thoni "shëndet". Nëse pyesni pse pikërisht thuhet kështu, ekziston një teori interesante.

Ka disa shpjegime për origjinën e termit, por të gjithë thonë të njëjtën gjë: kur ju thonë "shëndet", ata "mbrojnë" personin që ka teshtirë nga vdekja, pasi gjatë teshtimës zemra ndalet për një çast.

Teoria që zemra ndalet për një moment kur dikush teshtin mund të tingëllojë e sforcuar, por ajo ka një të paktën shpjegim shkencor.

"Ky është një veprim instiktiv, qëllimi i të cilit është për të pastruar hundën nga pluhuri dhe grimcat që e bëjnë të vështirë për të marrë frymë", thotë kardiologu Dr. Christopher Kelly.

Dhe çfarë ka të bëjë me zemrën?

E pra, ky mit se zemra ndalet për një moment, kur teshtijmë ka diçka të vërtetë, sipas Benjamin Blair, një otorinolaringolog nga Bostoni.

 “Mendoni se ku gjendet zemra në trup – ajo është shumë afër mushkërive, në gjoks. Dhe kur ju merrni frymë thellë para se të teshtini, është e mundur të aktivizohen nervi i gjatë vagus, që transmeton informacione nga truri në zemër dhe stomak, dhe anasjelltas. Vagus është ... diçka si një "qendër" që mbledh informatat relevante nga trupi. Ndër të tjera, vagus dërgon sinjalet në zemër kur ajo duhet të "ngadalësohet”", tha Kelly.

"Për disa njerëz, që marrin frymë thellë para teshtitjes mund të aktivizohet vagus në masën që zemra shkurtimisht ngadalëson punën, apo edhe ‘tejkalon’ rrahjen", shpjegon Kelly.

Por, për shumicën e njerëzve, zemra ruan ritmin normal edhe kur teshtijnë.

"Zemra zakonisht ka midis 70 dhe 90 rrahje në minutë. Dhe çka nëse "ndalon"? Nëse zemra ndalon për më shumë se katër ose pesë sekonda, do t’ju bie të fikët. Nëse kjo vazhdon ... do të ishte më mirë që dikush afër jush t’ua japë ndihmën e parë," porosit ai.    

Por, nuk ka asnjë mënyrë që kjo të mund të ndodhë për shkak të teshtitjes. Përfundim? Jo, zemra nuk është në gjendje të ndalet nga teshtima. Mund të ngadalësojë pak ose të "tejkalojë" rrahjet, por nuk është vërtet një shqetësim. Megjithatë, vazhdoni të flisni për "shëndetin" kur dikush teshtin. Është mirë dhe bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat