Arsyeja pse duhet të hani sa më shumë banane

Shëndetësia

Arsyeja pse duhet të hani sa më shumë banane

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Ajo parandalon apo shëron një numër të konsiderueshëm sëmundjesh.

Depresioni

Sipas një studimi më të fundit njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të ndihen më mirë pasi kanë ngrënë një banane. Harrojini ilaçet – Hani një banane. Vitamina B6 që ajo përmban rregullon nivelin e glukozës në gjak dhe gjendjen tuaj.

Pagjakësia dhe shtypja e gjakut

E pasur me hekur bananet stimulojnë prodhimin e hemoglobinës në gjak e cila ndihmon në rastet e anemisë. Ky frut tropikal unik është i pasur me sasi të mëdha potasiumi i cili lufton presionin e gjakut.

Funksionimi i trurit

Kërkimet kanë treguar se potasiumi i gjendur në këtë frut mund të ndihmojë gjatë orëve të studimit. Bananet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës B e cila ju qetëson sistemin nervor.

Andaj gjithsesi shoqëroni ditën tuaj me një banane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat