Tetë të vdekur nga gripi në Kosovë

Shëndetësia

Tetë të vdekur nga gripi në Kosovë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Ilustrim

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 29.938 raste  të dyshimta  në  grip  (ILI), 4.719  raste ARI (Infeksion Respirator  Akut)  dhe  43 raste SARI  (Infeksion  i  Rëndë  Respirator  Akut). 

Rastet  raportohen  nga  të  gjitha  komunat  e  Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna  e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajt por asnjëra akoma nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së  07-të (11.02.2019-17.02.2019) janë raportuar 3.116 raste ILI, 285 raste ARI dhe 9 raste SARI.

Gripi sezonal në vend ka aktivitet me intensitet të mesëm me tendencë rritje në javët në vijim. Trendi i rritjes është më i ulët se vitin e kaluar.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 20 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 570 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 190 raste rezultojnë pozitive në Influencën  tip  A  (pozitiviteti  32.3  %).  Sipas  subtipit  128  mostra  Influencë  A  e  pa- subtipizuar dhe 62 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 që mbizotëron edhe në vendet e rajonit dhe të Europës.

Nga Klinika Infektive dhe Klinika Emergjente në këtë sezone janë raportuar tetë raste të vdekjes të konfirmuara me Influencë A, katër prej tyre me subtipin AH1pdm09.

Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Analizuar  sipas  komunave  rastet  pozitive  janë:  Prishtinë  (119  raste),  F.Kosovë  (10 raste) Drenas (9 raste), Ferizaj (7 raste),   Gjilan (6raste) , Mitrovicë (me nga 5 raste), Viti (4 raste), Malishevë, Podujevë, Obiliq dhe Lipjan (me nga 3 raste) Shtime (3raste), Klinë ,Vushtrrisë dhe Gjakovë  (me nga 2 raste) dhe komuna e Istogut, Pejës, Prizrenit,

Graçanicës, Suharekës, Rahovecit, Dardanës, Hanit të Elezit dhe Skenderajit me nga 1 rast të konfirmuar në Influencën A.

Sipas grup-moshës rastet janë: 0-4 vjeç (42 raste), 5-14 vjeç (24 raste), 15-29 vjeç (42 raste), 30-44vjeç (39 raste), 45-60 vjeç (32 raste ) dhe mbi 60 vjeç 11 raste).

Hospitalizimet:  Në  Klinikën  Infektive,  Klinikën  e  Pediatrisë  dhe  spitalet  rajonale  nga  1 tetori 2018 deri më 19 shkurt 2019 janë hospitalizuar 477 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 89 raste me Dg. ILI dhe 43 raste me  Dg.SARI

Hospitalizimet   brenda 24 orëve: Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 5 raste me Dg.Bronchopneumonia bill (ARI) dhe 5 raste me Dg.Status griposus (ILI).

Rekomandimet për Institucionet shëndetësore

Rekomandimet e Institutit Kombëtar duhet të ndërmerren në mënyrë strikte dhe të kontrollohet efekti i këtyre masave në mënyrë rigoroze:

Ngritja  maksimale  e  nivelit  të  vigjilencës  dhe  gadishmërisë  për  veprim  në situatën e krijuar 24 orë.

Kontrolli maksimal dhe inspektimet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private),

Të gjitha rastet e dyshimta në grip të vazhdohet të evidentohen dhe raportohen nga të gjitha Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore.

Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), të kenë të përgaditura dhoma të veçanta (posaçërisht në Klinikën Infektive të QKUK- së si dhe Institucionet tjera Spitalore të vendit).

Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), duhet që të shtohet kontrolli i brendshëm profesional në baza ditore duke implementuar rekomandimet e instancave të larta.

Të  rritet  në  maksimum  përkujdesja  e  stafit  mjekësor  dhe  jo  mjekësor  ndaj higjienës personale dhe institucionale.

Të ndërpriten tërësisht vizitat e pa nevojshme si dhe prezenca e personave të pauniformuar në Institucionet Spitalore.

Të    përdoren    nga    personeli    shëndetësore    masat    mbrojtëse    konform udhëzimeve.

Të  vendosen  materialet  propagandistike  dhe  edukative  për  parandalimin  e gripit  në  Institucionet  Shëndetësore,  shkollore  apo  entet  publike  ku  tubohen qytetarët- nga përgjegjësit e tyre.

Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (përfshirë gjithë qendrat e mjekësisë familjare  ne  vartësi  te  saj),  Spitalet  Publike  Rajonale  dhe  spitale  e  qyteteve, përfshirë  edhe  ambulancat  dhe  spitalet  private  do  ti  raportojnë  informatat rreth  rasteve të rënda  klinike mbi baza ditore direkt (sipas udhëzimeve) dhe me mjetet më të shpejta të Institutet rajonale të Shëndetësisë Publike.

 Institutet   rajonale   do   ti   përpunojnë   të   dhënat   dhe   varësisht   nga   ecuria epidemiologjike  raportojnë  menjëherë  Institutin  Kombëtar  me  mjetin  më  të shpejt  të  komunikimit  dhe  dorëzojnë  raportet  javore  të  kompletuara  në Institutin Kombëtar.

Marrja e mostrave për konfirmim laboratorik do të bëhet vetëm te pacient me simptome klinike të bazuara në definim të rastit në Klinikën Infektive.

Personeli i Klinikës Infektive i dërgon mostrat për konfirmim laboratorik dhe raporton   për   të  gjitha   rastet   e   hospitalizuara   duke   plotësuar   pyetësorin përkatës.

Akoma  mund  të  vaksinohen  grupet  e  riskut  (punëtorët  shëndetësorë  dhe personat me sëmundje kronike).

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar vaksinat e gripit që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar  nga  IKSHPK  në  çdo  QKMF  në  Kosovë  andaj  qytetarët  e  moshuiar  dhe  me sëmundje  kronike  rekomandohen  akoma  që  të  vaksinohen.  Vaksinimi  I  gjertanishëm  në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara.

Aktualisht  situata  epidemiologjike  është  nën  kontroll  sa  i  përket  gripit  sezonal,  por  me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale  të  gripit  A   H1N1  dhe  është  në   gjendje  gadishmërie  të  përcjellë  situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Zyrtarët  e  Institutit  Kombëtar  të  Shëndetësisë  së  Kosovës  tërheqin  vërejtjen  se  virusi  A H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm.

Instituti   Kombëtar   do   të   informojë   rregullisht   për   ndryshimet   në   situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

Kërkojmë nga të gjithë ju të jeni në krye të detyrës, ti përmbushni të gjitha obligimet ligjore,  profesionale  dhe  etike  si  dhe  të  përmbushen  të  gjitha  rekomandimet  e Institutit Kombëtar.

Instituti ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.

• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,

•  Personat  e  sëmurë  të  qëndrojnë  në  shtëpi  në  mënyrë  që  të  parandalohet  përhapja  e sëmundjes

 •  Të  redukohet  numri  i  vizitave  të  familjarve  tek  personat  e  hospitalizuar  (SHSKUK, Spitalet rajonale)

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina

• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas

në vend të sigurt

• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool

• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë

• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

Medikamente  kundër  gripit  duhet  të  fillohen  brenda  48  orëve  të  para  të  fillimit  të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.

• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit të dimrit.

• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas

vaksinimit.

Instituti  Kombëtar  apelon  te  të  gjithë  qytetarët  të  kenë  kujdes  ndaj  gripit  dhe  të gjitha  virozave  të  stinës  dhe  të  lexojnë  rregullisht  rekomandimet  në  ëeb-faqen  e IKSHPK dhe në media duke senzibilizuar qytetarët e Republikës së Kosovës që nga fillimi i sezonit të gripit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat