Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, menjëherë tek mjeku

Shëndetësia

Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, menjëherë tek mjeku

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Shtypja e lartë e gjakut, apo hipertensioni, mund të përfshijë simptoma, si: dhimbjet në gjoks, kokëdhimbjet dhe lodhjen.

Megjithatë, ju mund të zbuloni rrezikun e simptomave të hipertensionit përmes urinës. Ekziston një lloj ngjyre të saj që asnjëherë nuk duhet injoruar.

Nëse ngjyra e urinës suaj përkon me ngjyrë trëndafili, ose edhe kuqe e zbehtë, mund të shkaktohet nga gjakutuaj, paralajmëroi faqja medicinale WebMD.

Kjo mund të jetë një shenjë e hipertensionit të veshkave – shtypjes të lartë të gjakut që është shkaktuar nga sëmundja e veshkave.

Shëndeti i veshkave mund të luajë një rol të madh në rrezikun e hipertensionit. Aq shumë, sa që pacientët me sëmundje të veshkave kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose goditje në tru se sa dështimi i veshkave.

“Hipertensioni i veshkave, i quajtur edhe hipertension renovaskular, është shtypja e lartë e gjakut, e shkaktuar nga sëmundja e veshkave,” tha faqja mjekësore.

“Hipertensioni i veshkave shkaktohet nga ngushtimi i arterieve që sjellin gjak në veshka”, deklaroi tutje WebMD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat