Gjatë shtatzënisë mund të prekeni nga këto sëmundje

Shëndetësia

Gjatë shtatzënisë mund të prekeni nga këto sëmundje

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Ndryshimeve që ndodhin në trupin e një gruaje gjatë shtatzënisë mund të cojnë në zhvillimin e disa sëmundjeve, të cilat janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe. Këto probleme mund të zgjidhen pas lindjes. Disa prej tyre janë jo të dëmshme, ndërsa të tjerat më komplekse dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e shtatzënisë dhe në vetë foshnjen. Hidhini një sy për tu informuar nqs jeni në pritje të ëmbël:

-Anemia: është sëmundja më e shpeshtë, e cila krijohet nga mungesa e hekurit. Hekuri lidhet me qelizat e kuqe të gjakut që ndihmojnë në transportin e oksigjenit. Një nivel i ulët i hekurit shkakton që nëna të ketë lodhje, të duket e zbehtë dhe të ketë vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rënda, mungesa e hekurit mund të ndikojë dhe tek foshnja.

-Probleme në mishrat e dhëmbëve: Rritja e qarkullimit të gjakut gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë mund të shkaktojë probleme në mishrat e dhëmbëve tek gratë shtatzëna. Kjo përkeqësohet kur vjellja në mëngjes e bën të vështirë që dhëmbët të lahen në mënyrën e duhur.

-Ndryshimet hormonale dhe zhvendosja në strukturën e legenit që shtatzënia shkakton vë në rrezik mbrojtjen natyrale që ka trupi ndaj baktereve. Kjo mund të kthehet në një infeksion urinar një sëmundje tjetër e zakonshme gjatë shtatzënisë. Disa nga simptomat më të zakonshme janë: urinim i shpeshtë, urinë me erë të keqe ose ngjyrë ndryshe , ndjenja se fshikëza nuk është plotësisht bosh, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe mbrapa, prania e gjakut në urinë dhe ethe.

-Ndryshimet hormonale janë gjithashtu përgjegjëse për ndryshimin e niveleve të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë. Nëse dikush ka një prirje gjenetike për diabetin, mund të shfaqet gjatë shtatzënisë dhe të zhduket pas lindjes. Përveç urisë, etjes dhe urinimit të shpeshtë, një grua shtatzënë do të përjetojë një shtim të konsiderueshëm në peshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat