5 arsyjet pse ju del gjumi natën

Shëndetësia

5 arsyjet pse ju del gjumi natën

Më: 4 mars 2019 Në ora: 18:08
Foto ilustruese

Të të dalë gjumi një herë gjatë natës, është normale, por nëse kjo dukuri përsëritet mund të jetë një shenjë problematike.

1. Mund të vuani nga Apnea e gjumit

Shumë njerëz nuk e dinë as që e kanë këtë sindromë. Apnea e gjumit është një ndërprerje e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe një pause e tillë bëhet shkak për zgjimin tuaj gjatë natës. Kjo mund të shkaktojë gjithashtu dëshirë për të fjetur gjatë ditës.

2. Mund të vuani nga “terrori i natës”

“Terrori i natës” është ndryshe nga makthi. Gjatë kësaj eksperience të frikshme njeriu është zgjuar, por s’e kupton ç’po ndodh me të. Madje, njerëzit as nuk i kujtojnë ç’kanë kaluar kur zgjohen.

3. Vuani nga pagjumësia

Pagjumësia (insomnia) nuk është vetëm mungesa e gjumit. Një nga format e saj është aftësia për të qëndruar në gjumë.

4. Orë të tëra para kompjuterit

30 minuta para se të flini duhet të shkëpusni çdo lidhje me ekranin e telefonit apo lap top-it. Është një nga faktorët kryesorë pse zgjoheni shpesh natën.

5. Vuani nga ankthi apo depresioni

Ankthi ecën paralelisht me pagjumësinë.  Problemet me gjumin mund të çojnë në një gjendje ankthioze apo depresive ose e kundërta. Nëse prej kohësh vuani nga diçka e tillë, e mira është një konsultë me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat