A e rrezikon shtatzëninë vaksinimi kundër gripit?

Shëndetësia

A e rrezikon shtatzëninë vaksinimi kundër gripit?

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:55
Foto ilustruese

Kjo është përgjigja që ofron një studim i paraqitur të mërkurën në Komitetin Këshillimorë për Praktikat e Imunizimit të Qendrave të SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studimi vjen pasi vëmendja e shumë amerikanëve përqendrohet në pasojat e grupeve që denoncojnë shumë rekomandime për vaksina.

“Ky është një studim definitiv për një periudhë kohore relevante të gripit dhe duhet të heqë të gjitha dyshimet që një grua mund të ketë abort spontan nëse është e sigurtë që të vaksinohet gjatë shtatzënisë”, tha hulumtuesi Dr. Edward Belongia, drejtor i Qendrës për Epidemiologjinë Klinike dhe Shëndetin e Popullsisë në Institutin e Kërkimeve të Klinikës Marshfield në Wisconsin.

Jo vetëm që është e sigurt të marrësh vaksinë gjatë shtatzënisë, por është e nevojshme, shtoi studiuesi James Donahue, një epidemiolog i lartë në Marshfield.

Shumë studime tregojnë se vaksinimi i nënës do të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjës së sapolindur nga gripi, gjë që është kritike pasi foshnja nuk mund të vaksinohet deri në moshën gjashtëmuajshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat