Migrena mundet pa ilaçe: Top lista me bimët që heqin dhimbjet e kokës

Shëndetësia

Migrena mundet pa ilaçe: Top lista me bimët që heqin dhimbjet e kokës

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:17
Foto ilustruese

Njerëzit mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj të cilat, në më të shumtën e rasteve, shkaktojnë destabilizim të shëndetit nga pak orë në disa ditë, ka raste që edhe më gjatë.
 

Çfarë të bëjmë në këto raste?

Provoni këto ushqime, masazhe apo truke të tjera për të reduktuar apo pushuar dhimbjet…

LËNGU I RRUSHIT TË ZI

Migrena mund të trajtohet në mënyrë efektive me ndihmën e lëngut të rrushit të freskët.

Shtrydhni rrushin për të nxjerrë lëngun dhe konsumojeni atë të koncentruar.

Njësoj mund të përdorni edhe lëng boronice.

Siç e përmndëm në artikullin e faqes tjetër, rrushi dhe boronica përmbajnë Quercetinën, flavonoidin që mbërthen Histaminën, që është shkaktare e dhimbjes së kokës.

LËNGU I PERIMEVE

Një përzierje e lëngut të karotës me spinaq, panxhar apo kastravec është shumë efektiv në shërimin e migrenës.

Mund të shtoni edhe luleradhiqe.

Janë perimet më të mira që janë vërtetuar shkencërisht kundër migrenës.

UTHULLA E MOLLËS

Redukton migrenën me anë të antioksidantëve që përmban, kontrollon sheqerin në gjak, rregullon presionin e gjakut duke reduktuar dhimbjen në kocka.

Shtoni një lugë uthull molle në një gotë me ujë. Miksojeni me një lugë mjaltë.

Pijeni çdo ditë, deri në qetësim.

LËNG QEPE TË KUQE

Përfshejni qepën e kuqe në dietën tuaj, ose shtydheni një kokërr qepë në një litër ujë, duke e konsumuar gjatë ditës.

Gjithashtu, mund të konsumoni edhe një copë hudhër, por sigurohuni që mos të keni tension të lartë.

Ndërkaq, mund të aplikoni kompresa me qepë të papërpunuara mbi ballë.

Në kohët e vjetra për dhimbjet e migrenës këshillohej që në vesh të vendosej një tampon me lëng qepe.

XHENXHEFILI ME TËRSHËRË

Xhinxheri bllokon prostaglantinën, e cila krijon kontraktet muskulore, impaktet hormonale dhe rregullon nivelin e inflamacionit në tru.

Pini çaj xhinxheri disa herë në ditë, derisa të çliroheni nga dhimbja. Sigurohuni ta pini në momentin që ju fillon migrena.

Edhe përtypja e një cope xhinxheri ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe lehtëson simptomat si marrja e mendëve ose ndjesia e vjelljes.

Nëse e shoqëroni me tërshërë, rrisni efektet kundër migrenës me 30 përqind.

MENTE

Efektet antiinflamatore të mentes ndihmojnë në qetësimin e nervave, sipas një studimi nga Gazeta Ndëkombëtare Neuroshkencore.

Thjesht pini çaj menteje përzier me mjaltë. Përsëriteni nëse nevojitet.

Ose masazhoni pjesën tëmthore me një pikë vaji esencial menteje.

Lereni për 20-30 minuta dhe përsëriteni derisa t’ju ikë dhimbja.

ÇAJ KAMOMIL OSE ÇAJ JESHIL

Një tjetër metodë efektive është konsumi i çajit të kamomilit apo çajit jeshil.

Që të dy janë efektivë në zvogëlimin e shfaqjes së migrenës.

Një antiinflamator i njohur që në kohët e lashta, kamomili ndihmon në qetësimin e migrenës, por edhe në parandalimin e saj, nëse ai pihet rregullisht cdo ditë.

Rezultatet më të mira arrihen nga kamomili gjerman, prandaj kur ta blini vëreni me kujdes etiketën.

Në një gotë me ujë të nxehtë hidhni 2-3 lugë me lule kamomili të tharë për pak minuta.

Për shije mund të shtoni edhe limon ose mjaltë.

Konsumojeni çdo ditë duke e bërë rutinë.

KËNAJA

Mund të vihet gjithashtu si kompresë e nxehtë, që bëhet nga pluhuri i saj i përzier me uthull. Kjo bën që të hiqet dhembja dhe të qetësohen nervat.

Dobitë nga ky zbatim nuk janë të kufizuara vetëm në shërimin e dhembjes së kokës dhe kjo është e dobishme gati për çdo dhembje të ekstremiteteve, por do të veprojë edhe në tonusin e muskujve.

Përdorimi i kompresave të nxehta të kënasë, si lidhëse rreth indit të fryrë për shkak të nxehtësisë ose rreth indit të fryrë të trupit do të qetësojë zonën e pezmatuar.

VAJI I FARËS SË ZEZË

Lyeni kokën me vajin e farës së zezë, pikërisht aty ku ju dhemb.

Më pas, masazhojeni për pak kohë.

Rezultatet do t’i shihni vetë.

Tjetër mënyrë është që të përzieni vajin e farës së zezë me vajin e ullirit dhe këtë nga kjo përbërje hidhni nga dy pika në hundë.

Gjithashtu mund të pini një lugë çaji në ditë nga vaji i farës zë zezë.

PIPER SPECI DJEGËS

Lehtësisht i gjendshëm në guzhinë, ai është shumë i mirë për migrenën, sepse stimulon qarkullimin e gjakut.

Plus, përmban kapsaicin, një element që vepron si një vrasës natyral i dhimbjes.

Shtoni një lugë me piper speci të kuq në një gotë me ujë.

Nëse doni mund të shtoni lëng limoni ose mjaltë.

Pijeni sa herë të nevojitet.

LËKURA E LIMONIT

Ajo është e dobishme për dhimbjen e kokës.

Bluajeni lëkurën e limonit dhe aplikojeni atë në ballë.

Lëreni të thahet dhe më pas hiqeni me ujë të ftohtë.

Në tëmtha aplikoni feta limoni dhe qepë të freskët.

Gjithashtu, në ballë aplikoni një leckë të lagur me uthull.

ÇAJ ME GJETHE SIDRI

Sidri është një pemë që gjendet edhe në Shqipëri, kryesisht në kodra.

Gjethet e tij janë të mëdha dhe në formë veshi, lulet janë në mes ngjyrës së bardhë dhe të verdhë.

Frutet janë jeshile dhe zverdhen kur janë në proçesin e pjekjes, ndërsa kur piqen ato bëhen të kuqe, është pak i ngjashëm me mushmollën.

Sidri shkencërisht njihet si (lotosi ose Ziziphus Spina-csisti) dhe është nga grupi i familjes (rhamnçae).

Pjesët e sidrit të cilat përdoren janë degët e pemës të cilat bluhen, gjethet e tij dhe frutat e tij.

Kundër migrenës përdoren gjethet e sidrit.

Zihen gjethet e sidrit në një enë të vogël dhe me ujin e zier lahet koka, duke bërë masazh në të.

Kjo përdoret sa herë që personi ka dhimbje koke.

FARAT E SUSAMIT

Hidhni një sasi të vogël të farave të susamit mbi sallatë, mbi bullgur ose në supëra.

Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E, që mund të ndihmojë për të stabilizuar nivelet e estrogjenit dhe parandalimit të migrenës.

Më tepër efekt ka për femrat në menopauzë që përjetojnë edhe migrenën.

MAJDANOZ ESËLL

Qysh në simptomat e para të dhimbjes së kokës duhet të hani diçka të ëmbël ose diçka të kripur.

Në mëngjes herët, kur ta keni stomakun bosh, pini dy lugë majdanoz të freskët.

Truke të tjera me ujë e akull
Një lehtësim të shpejtë mund të arrihet duke e vendosur këmbët në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta.

Për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut kjo metodë nuk rekomandohet.

Përdorimi i akullit mund të jetë më i përdorshmi nga personat e prekur nga migrena dhe tensioni.

Mbështillni disa kuba akulli me një peshqir të pastër dhe vendoseni në pjesën e ballit, në tëmthe ose në pjesën mbrapa qafës për 10-15 minuta.

Përsëriteni për sa herë të nevojitet.

Mund edhe të alternoni kompresa të nxehta dhe të ftohta përreth 15 minuta.

Për rezultate më të mira shtoni vaj esencial menteje ose livandoje në ujin e kompresave.

Dhimbja e kokës reduktohet në masë të madhe duke e vendosur pjesën e përparme të kokës në qelq, te dritarja, e cila eliminon ngarkesën elektrostatike të akumuluar në lëkurë.

Për të shmangur dhimbjen e fortë të kokës, filloni të hani komposto kumbulle dhe pjeshke menjëherë sapo të ndjeni shenjat e para.

Por shmangni: sheqerin, lëngjet e frutave, disa perime (domatet, marulet dhe patatet).

Qëndroni larg kafesë dhe alkoolit, që shkaktojnë një zgjerim të enëve të gjakut.

Ushqimet që nxisin migrenën
Pijet alkoolike si vera e kuqe, likernat, birra.

Pijet me përmbajtje kafeine si kafeja, çaji dhe coca-cola (maksimumi 2 gota në ditë).

Çokollata.

Djathrat e stazhionuar, si djathi zviceran, gorgonzola, grana, mocarela.

Ruajtësit e ushqimeve (ushqimet e konservuara si mishi, pijet etj).

Ushqimet pikante. Produktet e sojës.

Bizelet, fasulet, turshitë, lakra, ullinjtë.

Frutat e thata si fara, arra, lajthi etj. Ushqimet e përgatitura prej më shumë se një ditë.

Lënia e vakteve pa ngrënë, mund të shkaktojë gjithashtu migrenën.

Hani vakte të rregullta duke u fokusuar tek ushqimet e freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat