Ja si zhduket kanceri i mushkërive, duke marrë çdo ditë vaj kanabisi

Shëndetësia

Ja si zhduket kanceri i mushkërive, duke marrë çdo ditë vaj kanabisi

Më: 5 mars 2019 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një pacient me kancer, i cili e pranoi se sëmundja do ta vriste atë, pa tumoret e tij të tkurren, duke marrë çdo ditë pika nga kanabidioli.

Pacienti 81-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, vazhdimisht refuzoi kimioterapinë dhe trajtime të tjera për të zgjatur jetën e tij.

Në vend të kësaj, ish-duhanxhiu, zgjodhi të marrë vaj kanabisi për tre muaj për të trajtuar kancerin e mushkërive.

Mjekët tani kanë publikuar fotografi të skanimeve, duke treguar se si trajtimi përgjysmoi madhësinë e tumoreve të tij dhe ndryshoi progresin e gjendjes shëndetësore së tij.

Tregimi është botuar në një revistë mjekësore, ku mjekët pohojnë se ‘Kanabidioli mund të ketë pasur një rol në përgjigjen e habitshme’.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se ky është vetëm një rast. Pretendimet se kanabisi ose ndonjë nga përbërësit e saj që rrjedhin, mund të kenë ndonjë ndikim të dobishëm mbi kancerin, nuk janë provuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat