Konsumimi i një gote vere apo birre në ditë rrit shtypjen e gjakut

Shëndetësia

Konsumimi i një gote vere apo birre në ditë rrit shtypjen e gjakut

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:19
Foto ilustruese

Hulumtimet u bënë nga një grup studiuesish në Qendrën Mjekësore të Karolinës se Veriut, duke përdorur afër 17.000 njerëz për ta studiuar efektin e pijeve alkoolike në shtypjen e gjakut. Ata vërejtën se njerëzit të cilët konsumonin së paku 7 gota birrë apo verë gjatë një jave, ishin më të rrezikuar nga hipertensioni dhe problemet e tjera të lidhura me zemër.

“Ne mendojmë që është një kthesë e madhe në praktikat mjekësore dhe edukimin shëndetësor sa i përket konsumit të alkoolit”, tha Dr. Aladin, një ndër pjesëmarrësit e këtyre studimeve. Alkooli e rrit tensionit e gjakut, për shkak se përmban një sasi të lartë të kalorive, por edhe përmban substanca që ndikojnë në tru dhe mëlçi duke shkaktuar probleme me zemër.

Tanimë është ditur që konsumimi i tepërt i alkoolit ka efekte të dëmshme për shëndetit, por ky studim tregon që edhe konsumimi minimal i tij çon në probleme shëndetësore. Kjo shkaktoi një debat mes industrisë së alkoolit, të cilët e kritikuan këtë studim duke pohuar se është ‘i pakuptimtë dhe banal’ –  shkruan Dailymail.

Këto hulumtime do të prezantohen javën e ardhshme në Konferencën e Kardiologjisë në New Orleans. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat