Zbuloni se a jeni të varur nga sheqeri?

Shëndetësia

Zbuloni se a jeni të varur nga sheqeri?

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Sipas një reviste të Mjekësisë Sportive në Britaninë e Madhe, varësia ndaj sheqerit është krahasuar me varësinë ndaj kokainës.

Disa eksperimente të bëra në laboratorin e minjve, kanë rezultuar që ata zgjedhin sheqerin përpara kokainës.

Përdorimi i sheqerit shkakton obezitetin, diabetin dhe hipertensionin, dhe fatkeqësisht sasia e sheqerit është shumë e pranishme në ushqimet të cilat i përdorim çdo ditë.

Autori i këtij studimi, James Dinicolantonio thotë që ndryshe nga kripa, kur ne konsumojmë shumë sheqer, receptorët e shijes së ëmbël nuk reagojnë. Kështu një person mund të hajë me dhjetëra çokollata dhe prapë të ndiej nevojën për të ngrënë ende. Pikërisht këtu qëndron problemi që ne kemi një mekanizëm të caktuar që na tregon kur konsumojmë më tepër kripë se që duhet, por nuk e kemi një të tillë për sheqerin.

Sipas këtij studimi konsumimi i sheqerit të rafinuar mund të prodhojë substanca nga të cilat njerëzit krijojnë varësi. Këto substanca shkaktojnë simptoma siç është mbyllja në vete. “Mbyllja në vete, vjen si shkak i deficiencës se sasisë së dopaminës që shkaktohet nga rritja e konsumit të sheqerit”, tha udhëheqësi i këtyre studimeve. Këto simptoma çojnë në çrregullime të tjera të trurit, të cilat lidhen me një gjendje të ngjashme me atë të depresionit – shkruan The Guardian.

Ka një ndryshim gjenetik të mënyrës se si organizmat i përgjigjen konsumimit të tepërt të sheqerit. Mirëpo në përgjithësi ajo çfarë është brengosëse është pikërisht ‘kënaqësia’ që përjetohet kur ne konsumojmë produkte me sasi të lartë sheqeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat