Burrat dhe qentë humbin pjellorinë e tyre nga i njëjti armik

Shëndetësia

Burrat dhe qentë humbin pjellorinë e tyre nga i njëjti armik

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustruese

Ka shqetësime se pjelloria mashkullore në dekadat e fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas studimeve në 80 vitet e fundit, cilësia e spermës mashkullore është ulur me 50%.

Ekspertët nga Universiteti Nottingham kishin treguar se cilësia e spermës te qentë vendas ka rënë gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme, duke ngritur pyetjen nëse kimikatet e kohës sonë mund të jenë të dëmshme edhe për njerëzit.

Në studimin e ri, ekipi i hulumtuesve nga Nottingham ka testuar dy kimikate që gjendet në qilima, rroba, kabllo, madje edhe lodra.

Hulumtuesit kryen eksperimente në të dy materialet gjenetike njerëzore. Rezultatet treguan se kimikatet kishin efekt të njëjtë dëmtues si për spermën e burrave dhe ashtu edhe të qenve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat