QKMF në Prizren do të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë

Shëndetësia

QKMF në Prizren do të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:57
Foto

Komuna e Prizrenit njofton se krahas njësisë së Urgjencës, QKMF-ja do të jetë adresa e dytë shëndetësore e nivelit komunal që do të punojë me orar të plotë. Me këtë rast, njësia e Urgjencës do të lirohet nga mbingarkesa dhe do të merret vetëm me rastet urgjente, derisa në QKMF do të ofrohen shërbime për raste që nuk janë urgjente.

Me këtë rast, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i  Shëndetësisë, Visar Shehu, së bashku me stafin menaxhues të QKMF-së, përuruan këtë shërbim të ri.

“Me anë të shërbimeve cilësore, pastërtisë dhe mënyrës së trajtimit të pacientëve, po i kthehet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve shëndetësore në nivelin komunal. Rreth 80% të shërbimeve mjekësore po kryhen në shërbimin parësor mjekësor, duke filluar që nga analizat e deri tek mamografia, dhe kjo e bënë Komunën e Prizrenit njërën prej komunave më të suksesshme në këtë aspekt,” ka thënë Haskuka.

Ndërsa,Shehu me këtë rast bëri të ditur se shërbimi 24 orësh në QKMF është pjesë e referomës që po bëhet në shërbimin parësor shëndetësor dhe paralajmëroi edhe për shumë projekte të reja që do të realizohen gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat