Gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni për t’u ndier më të dobët brenda një jave

Shëndetësia

Gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni për t’u ndier më të dobët brenda një jave

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:38
Ilustrim

Ndoshta shumica e njerëzve shqetësohen për formën e tyre fizike kur afron sezoni i verës, kur temperaturat e larta i detyrojnë ata të vishen më lehtë, duke zbuluar ato pjesë të trupit që i lënë pas dore në dimër, falë veshjeve të trasha.

Në vend të kësaj, duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj në çdo sezon dhe pavarësisht faktit që ju tregon veten të tjerëve: të ndjehesh vetë mirë, bën që të jetoni më mirë.

Në fakt, sipas nutricionistit Andy Bellatti nuk ka shumë për të rimarrë shëndetin dhe formën: mjaftojnë vetëm këto 5 zakone të mira dhe braktisni 5 të tjerë që të ndiheni më mirë në vetëm një javë.

5 zakone të mira që duhen ndjekur

Pini shumë ujë. Hidhni pijet me sheqer dhe mbushuni me ujë çdo ditë: është thelbësore për të siguruar funksionimin normal të çdo qelize në trup.

Ulja e natriumit. Shumë kripë shkakton ënjtje, pasi natriumi ruan ujë: kufizoni sasitë në minimum.

Hani fibra. Perimet e freskëta me fibra të larta janë një burim i madh i vitaminave dhe ushqyesve kryesorë, të cilët ju ndihmojnë të ndjeheni të ngopur deri në vaktin e ardhshëm.

Kushtojini vëmendje racioneve. Madhësia e racionit është rritur gjatë 40 viteve të fundit, dhe bashkë me të edhe pjata dhe gota për të shërbyer. Shmangni mbingopjen dhe ndoshta mund të ruani pak nga ushqimi juaj për më vonë, në vend që ta hani të gjithin.

Mendoni pozitivisht. Një këndvështrim optimist ju ndihmon që të rrini në një mënyrë jetese të re. Siç sugjeron Dr, Donald Hensrud, kjo do të thotë “të fokusoheni në atë që mund të hani, në krahasim me atë që duhet të shmangni”.

5 gjërat që duhen shmangur:

Reduktoni disa ushqime. Dietat që eliminojnë plotësisht përbërësit e caktuar, si sheqeri dhe gluteni, duke i zëvendësuar ato me të tjerët, mund të çojnë në një humbje të ushqyesve të rëndësishëm. Më mirë për reduktojini se sa t’i eliminoni.

Lëngjet. Pirja e ujit, lëngut të frutave ose lëngjeve të tjera për disa ditë stimulon sjellje jo të shëndetshme dhe mund të shkaktojë rritje të sheqerit në gjak dhe ndryshimet e disponimit.

Mbështetja te pilulat. Tabletat dietike nuk mund të zëvendësojnë pasurinë e ushqyesve të ushqimeve natyrore, gjë që është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë.

Përqendrohuni vetëm në kalori. Kaloritë e një ushqimi nuk janë të njëjta me ato të një tjetri. Sidomos në restorante, sipas Bellatti “Shumë produkte me kalori të ulët janë të ngarkuar me natrium, i cili mban ujë dhe mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë”.

Të prisni mrekulli. Ushqimi i shëndetshëm për një javë nuk mund të zhbëjë dëmin e një diete të çekuilibruar prej vitesh. “Maksimumi që mund të ndodhë në një javë është zvogëlimi i ënjtjes, çdo premtim tjetër është vetëm marketing”, thotë Bellatti.

Në përgjithësi, duhet të punohet për t’u trajtuar mirë dhe për t’u kujdesur për trupin; dhe vëmendja e fokusuar për një javë mund të sjellë përfitime të thjeshta që ju motivojnë për të ecur përpara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat