Çamçakëzi shkakton probleme tek muskujt e nofullës

Shëndetësia

Çamçakëzi shkakton probleme tek muskujt e nofullës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:20
Ilustrim

Sheqeri i cili gjendet tek disa çamçakëzë është një përbërje që shkakton probleme për shëndetin e dhëmbëve prandaj duhet të keni kujdes dhe ta përdorini atë pa përmbajtje sheqeri.

Sipas ekspertëve dhe stomatologëve përtypja e çamçakëzve mund të shkaktojë simptoma të çrregullimeve, duke përfshirë dhimbje lidhur me muskujt e nofullës për përtypje dhe nyjet që lidhin nofullën e poshtme me kafkën.

Përdorimi i tepruar i çdo grupi të muskujve dhe çdo nyje mund të shkaktojnë dhimbje apo probleme shëndetësore duke çuar tek ngërçet e muskujve të nofullës, kokës, qafës.

Ndërsa ekspertët thonë se me kalimin e kohës nga përdorimi i çamçakëzit mund të shkaktojë dhimbje të kokës, veshëve dhëmbëve, por ata lanë të kuptohet që nëse çamçakëzi përdoret në masën e duhur nuk do të përbëjë asnjë problem për organizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat