Kontrolloni urinë me këta hapa

Shëndetësia

Kontrolloni urinë me këta hapa

Më: 16 mars 2019 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Shumë njerëz shprehen se një ndër gjërat më të vështira kur vjen puna tek e ngrëna është kontrollimi i ndjenjës së urisë.

Nëse nuk e mbani në nivelet e duhura këtë të fundit, atëherë nuk do të keni sukses në përpjekjet tuaja për të humbur peshë dhe për të ruajtur linjat.

Më poshtë ju rendisim 9 rrugë, në thelb aspak të vështira që do i japin zgjidhje problemit tuaj:

Fokusohuni për të marrë sa më shumë fibra gjatë ditës, përmes ushqimeve.

Hani ushqime pikante, pa e kaluar masën dhe jo më shumë se dy herë në javë.

Hani yndyrna të shëndetshme, për shembull përmes avokados.

Stërvituni rregullisht tri herë në javë.

Hani shumë perime.

Duhet të përpiqeni të merrni proteina në çdo vakt.

Flini 7-9 orë gjumë.

Pini vetëm një kafe në ditë

Nëse ju shkon mendja për pije të gazuara, konsumoni vetëm ujin me gaz. Uji me vitamina nuk rekomandohet pasi ka sheqer dhe rrjedhimisht ju jep shumë kalori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat