Një terapi që përdor vetëm dritë dhe tinguj mund t’i zbutë simptomat e kësaj sëmundje

Shëndetësia

Një terapi që përdor vetëm dritë dhe tinguj mund t’i zbutë simptomat e kësaj sëmundje

Më: 21 mars 2019 Në ora: 06:58
Ilustrim

Një studim i bërë në minj, arriti të krijojë një terapi simuluese, e cila shfrytëzon një dritë dhe disa tinguj për të pastruar pllakën e krijuar në trurin e personave me sëmundjen e Alzheimerit dhe për të zbutur simptomat e disa çrregullimeve të tjera të trurit.

Truri i personave të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, përmban një pllakë amiloide dhe një proteinë helmuese që pengojnë funksionimin korrekt të tij. Studimi i fundit ka sugjeruar një teori, sipas së cilës njerëzit që vuajnë nga këto çrregullime kanë një ndërprerje të valëve te trurit, shkruan Medical News Today.

Neuronet(qelizat e trurit), prodhojnë disa frekuenca, të cilat quhen ‘valë të trurit’. Viteve të fundit një studim i bërë nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts ka zbuluar evidenca, sipas së cilave disa stimulime të dritës kanë arritur të stabilizojnë këtë ndërprerje të valëve dhe të zvogëlojnë zhvillimin e pllakës amiloide në minj, të cilët janë përdorur si model.

Tani, studimi i fundit i bërë në krye me Li-Huei Tsai, ka zbuluar që kombinimi i një lloji të dritës dhe disa tingujve mund të ketë një efekt edhe në përmirësimin e funksioneve neurale.

Në këtë studim, dr. Tsai ka përdorur një dritë prej 40 Hertz dhe e ka aplikuar në minj çdo ditë nga një orë. Aty shkencëtarët panë se kjo metodë jo-invazive ka ndihmuar në zvogëlimin e pllakës amiloide dhe uljen e sasisë së proteinave TAU- përgjegjëse për dobësime të trurit tek minjtë. Krahas këtij efekti, ekipi vërejti që stimulimi i bërë e rriti aktivitetin e mikroglias- një lloj i qelizave të trurit që luajnë rol në përgjigjet e sistemin imunologjik të organizmit.

Kjo metodë, jo vetëm që pati një ndikim në procese psikologjike, ajo gjithashtu pati ndikim edhe në qarkullimin e gjakut dhe në venat e gjakut. Sipas shkencëtarëve ky është një zbulim tjetër, i cili do të ndihmojë në krijimin e terapive të reja për çrregullime të tjera.

Dr. Tsai dhe kolegët e tij tanimë janë të bindur, që kjo terapi është e sigurt dhe ata shpresojnë që shumë shpejt do të arrijnë ta aplikojnë në njerëz, me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të personave, të cilët janë ende në faza të hershme të sëmundjes së Alzheimerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat