Rriten të sëmurët me veshka

Shëndetësia

Rriten të sëmurët me veshka

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustruese

Sëmundjet e veshkave tashmë konsiderohen epidemi globale, kjo referuar numrit gjithmonë në rritje të pacientëve që preken nga këto probleme.

Edhe në Shqipëri trendi është në rritje. 9% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e veshkave, ndërsa një pjesë kanë humbur funksionin total të tyre. Mosha e re e personave në dializë e bën Shqipërinë ndryshe nga vendet e Europës. Mjekët fajësojnë kryesisht mënyrën e jetesës dhe ushqimet që konsumojnë si shkaktar kryesor të rritjes së numrit të personave që kanë probleme me veshkat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat