Këto janë 5 mënyrat për ta mirëmbajtur fytyrën, që ndoshta dermatologu nuk po ua tregon

Shëndetësia

Këto janë 5 mënyrat për ta mirëmbajtur fytyrën, që ndoshta dermatologu nuk po ua tregon

Më: 26 mars 2019 Në ora: 08:58
Ilustrim

Disa nga mënyrat natyrale, të cilat parandalojnë skuqjen, plakjen apo kancerin e lëkurës janë:

1.Reduktoni konsumimin e kafesë – Hidratimi është një nga komponentët kryesorë që mbanë një lëkurë të shëndetshme. Kafeja mund të shkaktojë dehidratim sepse e shkakton ekskretimin e ujit nga trupi. Zgjidhja e duhur do të ishte që filxhanin e kafesë të filloni ta zëvendësoni me një gotë uji.

2. Aktiviteti fizik – Femrave iu është thënë shumë shpesh, që ushtrimi I një aktiviteti fizik është një faktor shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e lëkurës. Është shumë e rëndësishmë që fytyra të mos jetë me grim gjatë aktivitetit fizik për shkak se grimi mund të interferojë me djersën e trupit apo fytyrës duke dëmtuar poret.

3 .Mbrojtja nga dielli –  Të mos iu ekspozoni diellit është një nga mënyrat e duhura për të patur një lëkurë të shëndetshme, sidomos për t’u mbrojtur nga rreziku i kancerit të lëkurës. Ju mund të përdorni përbërës të niacinamidës dhe heliocare të cilat mund të merren pa përshkrimin e doktorëve. Disa nga ushqimet që duhet të konsumohen janë shalqiri, karrotat, frutat e thata, gjethet e gjelbra, lakra e bardhe dhe çaji I gjelbër.

4. Pastroni brushat e grimit gjithmonë – Vaji i lëkurës transferohet me anë të brushave të grimit, duke shkaktuar infeksione në lëkurë prandaj këshillohet që çdo javë të pastrohen. Ato mund të kontaminohen nga disa lloje të baktereve , të cilat janë shumë të rrezikshme.

5. Më shumë gjumë – Nëse e keni parë se lëkura juaj është e skuqur, apo me rrudha atëherë një nga shkaktarët mund të jetë pagjumësia bashkë me konsumimin e duhanit, joaktivitetin fizik dhe ekspozimin ndaj diellit.

Pra, përpara së të shpenzoni qindra para për trajtimin dhe mirëmbajtjen e fytytrës tuaj, aplikoni këto mënyra, që nuk kushtojnë dhe janë shumë të lehta për tu aplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat