Bima që kuron reumatizmën, ndihmon dhe në zbutjen e kollës

Shëndetësia

Bima që kuron reumatizmën, ndihmon dhe në zbutjen e kollës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Në Shqipëri gjendet në masë por jo të gjithë i dinë vlerat e jashtëzakonshme që ka.

Bëhet fjalë për dëllenjën e zezë, që rritet më së shumti në zonat me pyje, shkurre apo dru.

Gjethet e dëllenjës janë halore, ndërsa fruti i rrumbullakët dhe me ngjyrë të zezë të errët.

Piqet në tetor-nëntor. Kokrrat e dëllenjës kanë veti shumë të mira kurative dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe eleminimin e mbetjeve toksike jashtë tij, duke e pirë si çaj.

Gjithashtu, ato përdoren me efekte të mira kundër reumatizmës në kyçe, qetësimin e bronkiteve, zbutjen e gëlbazës dhe kollës së fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat