Shtatë mëkatet e kujtesës!

Shëndetësia

Shtatë mëkatet e kujtesës!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:05
Ilustrim

Daniel Shakteri mendon se harresa është një funksion thelbësor i kujtesës njerëzore, e cila ndihmon këtë të fundit të punojë më së miri. Ne kujtojmë disa nga përvojat që jetojmë dhe informacionet që mësojmë, por shumica janë të panveojshme dhe do të na zinin “hapsirën ruajtëse” të kujtesës, ndaj mund t’i fshijmë, duke përdorur një analogji me kompjuterat.

Por, ndonjëherë, procesi i përzgjedhjes nuk funksionon, Ndodh që ai që cilësohet si informacion i nevojshëm që mund të përdoret në të ardhmen, fshihet nga kujtesa dhe për pasojë harrohet, ashtu siç mund të ruhen në kujtesë informacionet e parëndësishme ose të padëshiruara. Zona e ruajtjes së kujtesës nuk është e vetmja zonë që mund të ketë probleme. Procesi i rikthimit mund të çoroditë informacionin, duke na sjellë kujtime të shtrembëruara.

Shakteri numëron shtatë mënyra se si mund të na tradhtojë kujtesa:

Përkohshmëria

Hutimi

Bllokimi

Referimi i gabuar

Sugjestionimi

Paragjykimi, dhe

Qëndrueshmëria

Duke vënë re shtatë mëkatet e mëdha dhe duke iu përmbajtur “numrit magjik shtatë të Xhorxh Armitazh Millerit, ai i quan këto mënyra “shtatë mëkatet e kujtesës”. Tri të parat, Sahkteri i quan “mëkatet e përjashtimit” ose të harresës, kurse katër të fundit janë “mëkatet e angazhimit” ose të kujtesës. Çdo mëkat shkakton një gabim në informacionin e kujtesës.

Mëkati i parë, përkohshmëria, është dëmtim i kujtesës me kalimin e kohës, sidomos i kujtesës epsiodike (kujtesa rreth një ngjarjeje). Kjo ndikohet nga dy faktorë: ne mund të kujtojmë më shumë gjëra nga një ngjarje e kohëve të fundit se sa nga e shkuara e largët, dhe, sa herë që e kujtojmë (e rikthejmë kujtesën), ngjarja ripërpunohet në tru, duke ndryshuar nga pak.

Nuk na duhet një kujtesë që do të ruajë çdo hollësi nga çdo përvojë. Kështu do të kaploheshim nga rrëmuja e vogëlsive të panevojshme.

Daniel Shakter

Hutimi, mëkati që shfaqet kur harrojmë se ku i kemi vënë çelësat apo se kemi një takim, nuk është më shumë gabim i kujtesës, se sa i përzgjedhjes për t’u ruajtur në kujtesë. Ndonjëherë, nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur çastit kur kryejmë veprimet (p.sh., kur vendosim çelësat diku), ndaj truri e trajton informacionin si të parëndësishëm dhe nuk ruhet për t’u përdorur më vonë. Ndryshe nga ky, është mëkati i bllokimit, ku një kujtim i ruajtur s’mund të rikthehet, sepse i zë rrugën një kujtim tjetër. Një shembull i këtij rasti është sindroma “e kam në majë të gjuhës”, ku thuajse e gjejmë në kujtesë një fjalë që e dimë mirë, por nuk e mbërthejmë dot.

Mëkatet e angazhimit

“Mëkatet e angazhimit” janë më të ndërlikuara, po jo më pak të zakonshme. Te referimi i gabuar, informacioni kujtohet saktë, por gara zhvillohet te burimi i informacionit. Pasoja e tij është e ngjashme me sugjestionimin, ku kujtimi ndikohet nga mënyra se si kujtohet, fjala vjen, si përgjigje e një pyetje drejtuese. Te mëkati i paragjykimit përfshihet shtrembërimi i kujtimit; kjo ndodh kur mendimi dhe ndjenjat e një njeriu, që kanë lindur në çastin e kujtimit, i japin ngjyrim këtij kujtimi.

Së fundi, mëkati i qëndrueshmërisë është shembull i kujtesës që punon më mirë se ç’duhet. Kjo ndodh kur disa informacione shqetësuese, që janë ruajtuar në kujtesë, kujtohen vazhdimisht se na bezdisin, në formën e ngjarjeve të dhimbshme. Shakteri këmbëngul se mëkatet nuk janë të meta, por janë kostoja që paguajmë që një sistem kaq i ndërlikuar të punojnë shkëlqyeshëm, thuajse gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat