Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj këmbët dhe njejt e ënjtura

Shëndetësia

Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj këmbët dhe njejt e ënjtura

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:34
Ilustrim

Këmbët dhe nyejt e ënjtura janë simptoma të shpeshta për një pjesë të madhe të femrave.

Kjo dukuri e pakënaqshme zakonisht shkaktohet nga qëndrimi i tepërt në këmbë ose nga ecja për periudha të gjata.

Por, mund të shkaktohet edhe nga këpucët jo komode, shtatzënia, etj.

Megjithatë, në disa raste tjera, këmbët dhe nyejt e ënjtura mund të jenë simptoma të diçkaje më serioze, e që nuk duhet të injorohet.

Venat mund t’i keni të bllokuara

Kur sistemi venoz funksionon siç duhet, valvolat në venat tuaja nuk e lënë gjakun të zbres në këmbë.

Me moshën, valvolat kanë tendenca të funksionojnë me më pak efikasitet, dhe kështu ne përfundojmë duke pasur më shumë gjak në këmbë.

Tromboza e thellë venoze është një problem tjetër i cili shpie në ënjtje të këmbëve.

Koagujt e bllokojnë rikthimin e gjakut nga këmbët në zemër, duke e mbajtur atë në këmbë.

Pa trajtim të duhur, kjo sëmundje mund të jetë shumë e rrezikshme.

Zemra juaj nuk është duke funksionuar siç duhet

Ënjtja e këmbëve, apo edema, mund të shkaktohet edhe nga pamjaftueshmëria e zemrës. Kur zemra nuk ka mjaftueshëm fuçi pompuese, ajo dështon ta shtyjë gjakun nga këmbët në pjesën e epërme të trupit.

Duhet të jeni në veçanti më të kujdesshëm nëse keni edhe simptoma tjera, si dhimbje në gjoks, lodhje dhe probleme me frymëmarrje.

Mund të keni sëmundje të veshkave

Një nga funksionet kryesore të veshkave është largimi i lëngjeve të tepërtat ë trupit.

Kur veshkat nuk mund ta kryejnë këtë funksion, atëherë lëngu ekstra në trup mund ta shkaktojë ënjtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat