Minerali i pa dobishëm që dëmton rëndë zemrën dhe veshkat

Shëndetësia

Minerali i pa dobishëm që dëmton rëndë zemrën dhe veshkat

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Edhe pse fosfori është i nevojshëm për trupin, konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat. Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pasi matën përmbajtjen e fosforit tek pijet në laborator, më pas i krahasuan shifrat e tyre me përmbajtjen e fosforit tek databaza e ushqimeve të përdorura nga profesionistët e shëndetit. Në disa raste, përmbajtja e fosforit në marka të njëjta varionte rreth 260 mg për filxhan.

Shumica e ushqimeve të paketuara, jo vetëm pijet, përmbajnë aditivë të fosforit. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 44% e artikujve më të shitur nëpër dyqane përmbanin sasi të larta të aditivëve të fosforit (disa nga kategoritë e ushqimeve që kryesuan listën ishin: mishi i ngrirë, buka, ushqime të thata dhe lloje të ndryshme supash).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat