Si e lufton truri frikën?

Shëndetësia

Si e lufton truri frikën?

Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:03
Ilustrim

Sipas studiuesve, ka kohë që dihet se kujtimet që menduam se i kishim lënë pas mund të shfaqen në kohë të papërshtatshme duke shkaktuar atë që njihet si shërim spontan.

Ajo që nuk dihet është se pse ndodh kjo.

Hulumtimi i ri përpiqet të qartësojë mekanizmat që mbështesin këtë proces.

Rezulton se qelizat e trurit që shtypin kujtimet kanë të bëjnë me ”fshehjen” e frikës në hippocampus, diçka që e befasoi ekipin e shkencëtarëve, sepse tradicionalisht një pjesë tjetër e trurit, amigdala, shoqërohet me frikë.

Hippocampus, përgjegjës për shumë aspekte të kujtesës dhe navigacionit hapësinor, duket se luan një rol të rëndësishëm në kontekstualizimin e frikës, për shembull duke lidhur kujtimet e frikshme në vendin ku ndodhën.

Zbulimi mund të ndihmojë në shpjegimin se pse një nga mënyrat kryesore për trajtimin e çrregullimeve të bazuara në frikë, terapia e ekspozimit, ndonjëherë ndalon së funksionuari.

“Zhdukja nuk fshin kujtesën origjinale, por krijon një kujtesë të re që pengon ose konkurron me frikën origjinale’’, shpjegon Michael Drew, autori i studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat