Shkencëtarët krijojnë medikamentin e shumë-kërkuar nga femrat

Shëndetësia

Shkencëtarët krijojnë medikamentin e shumë-kërkuar nga femrat

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Rrudhat në fytyrë së shpejti mund të jenë një gjë e së kaluarës, pasi studiuesit kanë identifikuar një mekanizëm kyç të asaj se si lëkura plaket.

Një përbërës kyç i proteinave që mund të përfaqësojë ‘një ndërhyrje të re anti-plakje’ është zbuluar nga shkencëtarët.

Janë krijuar dy barna që ofrojnë shpresë se një burim i rinisë mund të zhvillohet në të ardhmen.

Medikamentet funksionojnë duke rritur nivelet e një proteine të caktuar, e cila gjendet në nivele të larta në qelizat e reja të lëkurës, por fillon të zvogëlohet me kalimin e kohës ndërsa ne plakemi.

Kur nivelet e kësaj proteine bien, qelizat e lëkurës duken më të vjetra, të deformuara dhe më pak elastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat