Zbulohen arsye të reja pse Coca-Cola është e dëmshme për ju

Shëndetësia

Zbulohen arsye të reja pse Coca-Cola është e dëmshme për ju

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Kemikatet dhe sheqernat e përfshira në pijet e gazuara e rrënojnë shëndetin tuaj. Ata ju bëjnë të varur nga kjo pije dhe të shpëtosh pastaj nga kjo varësi nuk është shumë e lehtë. Mos pini Cola nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm.

Çfarë të keqe ka Cola?

1. Ju dëmton dhëmbët
Dëmtimi i dhëmbëve ndodhë kur ne konsumojmë shumë ushqime dhe pije të pasura me sheqer dhe acid. Cola i përmban këto të dyja dhe shkatërron smaltin e dhëmbëve. Për të zgjidhur këtë problem më pas do të ju kushtojë para. Rregullimi i dhëmbëve nuk është kurrë i lirë. Sigurisht, ju mund të provoni t’i lani dhëmbët vetëm pasi ta pini, por zgjidhja më e mençur është që ta shmangni atë tërësisht dhe në vend të saj të pini ujë, transmeton Lajmi.net.

2. Rrezik nga diabeti
Karbohidratet janë një tjetër emër për sheqernat. Shumica e ushqimeve përmbajnë një shumë të madhe të karbohidrateve. Të konsumosh Cola është edhe më keq. Kjo pije merr vetëm 20 minuta kohë për ta rritur sheqerin tuaj në gjak. Është jashtëzakonisht e vështirë për të trajtuar diabetin, prandaj ne ju sugjerojmë që të ndaloni së konsumuari pijet që kanë këto përmbajtje, duke përfshirë Cola-në.

3. Metabolizëm i dobët
Mos u besoni reklamave kur shihni sportistë të famshëm duke pirë Cola pas ushtrimeve. Ju do të grumbulloni kilogramë duke pirë Cola sepse sheqeri që ndodhet në të ngadalëson metabolizmin tuaj dhe trupi juaj nuk djegë yndyrë në mënyrë efikase. Pini ujë të thjeshtë!

4. Aspartame prekë organet e brendshme
Aspartame – një substancë e ëmbël që përdoret si ëmbëlsues artificial në pije – është ende duke u studiuar. Ajo është e njohur për shkaktimin e shumë sëmundjeve. Nuk ka rëndësi se cilin lloj të Colës ju e zgjedhni, ju do ta prishni trupin tuaj gjithsesi, transmeton Lajmi.net.

5. Cola ndikon në riprodhim
Konsumi i rregullt i Colas mund të ketë një ndikim negativ në sistemin tuaj riprodhues. Kimikatet që shumica e pijeve shkumëzuese përmbajnë çojnë në defekte në organet tuaja që janë përgjegjëse për riprodhim. Konsumuesit e rregullt të Cola-së duhet ta mbajnë mirë këtë në mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat