Disa probleme shëndetësore që mund të zbulohen përmes ngjyrës së gjuhës

Shëndetësia

Disa probleme shëndetësore që mund të zbulohen përmes ngjyrës së gjuhës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Gjuha është një organ thelbësor për funksionimin e sistemit tonë të tretjes, sepse përmes tij mund të shijojmë shijen e ushqimit.

Brenda gjuhës, shqisat e shijeve janë të shpërndara mirë, kështu që zonat e ndryshme mund të dallojnë shijet e mëposhtme: të kripura, të tharta, të ëmbla dhe të hidhura. Në praktikë, pa to nuk mund të dallonim një limon nga çokollata.

Por gjuha, përveç që është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit të tretjes, gjithashtu mund të zbulojë informacione të rëndësishme rreth kushteve tona shëndetësore.

Në fakt, disa studime nxjerrin në pah dallime të rëndësishme në ngjyrën dhe paraqitjen e gjuhës në varësi të asaj që ndodh me individin.

Këtu janë disa shembuj se si ngjyra e gjuhës mund të tregojë një problem serioz shëndetësor:

Njgjyra e kuqe- infeksion dhe process inflamator

E kuqe e errët- parregullsi të rrahjeve të zemrës dhe problem me gjakun

Gjuhë e zbardhur- mosushqyerja e rregullt dhe mungesa e vitaminave

Gjuhë në ngjyrë kafe- problem me mushkëritë

Gjuhë gjithmonë e bardhë- helmime dhe infeksione

Gjuhë lejla- problem me mushkëritë dhe zemrën

Gjuha blu- sëmundje të veshkave

Gjuha e verdhë- problem me stomakun dhe mëlçinë

Gjuha gri- problem me aparatin tretës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat