Është testuar “vaksina” kundër tumorit

Shëndetësia

Është testuar “vaksina” kundër tumorit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:39
Ilustrim

Hulumtuesit thonë se terapia eksperimentale ka bërë që qelizat e sistemit imun të njohin kancerin përpara se ai të zhvillohet.

Kjo terapi është testuar në vetëm 11 pacientë më një lloj të limfomës dhe jo të gjithë pacientët i janë përgjigjur kësaj terapie, prandaj rezultatet janë preliminare.

Për më shumë, vaksina ka arritur të shpejtojë efektin e një tipi tjetër të qelizave imunoterapike që kanë rol në luftimin e tumorit.

“Për të qenë të qartë ky trajtim nuk është “vaksinë”, mirëpo me këtë term iu kemi referuar terapisë që trajnon sistemin imun për të luftuar kancerin. Trajtimi i ri është një lloj i imunoterapisë dhe përfshinë dhënien e një numri të injeksioneve me dy tipe të stimulantëve te sistemi imunologjik.

Kjo terapi përfshinë 3 hapa. Së pari pacientët kanë pranuar një injektim që përmban molekula të vogla që i tregojnë sistemin imun cilat qeliza t’i sulmojë. Së dyti pacientëve iu është dhënë një dozë e vogël e radioterapisë e cila mbytë disa qeliza tumorale  dhe së treti ata bëjnë një injektim që përmban një molekulë që aktivizon disa qeliza dendrite të trurit.

Edhe pse i kryer në shumë pak persona, gjithsesi rezultatet e fituara janë një shpresë për zbulimin e metodave efektive për të trajtuar llojet e kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat