Sytë ju tregojnë nëse keni mungesë të vitaminës B12

Shëndetësia

Sytë ju tregojnë nëse keni mungesë të vitaminës B12

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Mungesa e vitaminës B12 në organizëm mund të vërehet me një mori simptomash.

Por me rëndësi është që të njihen këto simptoma. Njëra prej këtyre shenjave mund të vërehet përmes syve tuaj, shkruan Express.co.uk.

Kjo vitaminë është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe të mbajë sistemin nervor shëndosh. Qelizat e kuqe bartin oksigjenin nëpër trup, por e kanë të pamundur që ta bëjnë në mënyrë të duhur nëse disa prej tyre formohen jonormalisht. Mungesa e vitaminës B12 shkakton rritje të qelizave të gjakut duke i bërë ato të mëdha jashtë normales, çka pamundëson bartjen e oksigjenit.

Nëse ndodh kjo, shkaktohen disa pasoja dhe njëra prej tyre është turbullimi i shikimit.

Turbullimi i shikimit mund të shkaktohet prej një mori faktorëve, por që disa prej tyre edhe mund të jenë serioz.

Prandaj nëse keni probleme me turbullim të shikimit është me rëndësi që të kërkoni ndihmë mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat