Si të ushqehemi shëndetshëm në pranverë

Shëndetësia

Si të ushqehemi shëndetshëm në pranverë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Ndërsa jemi në prag të stinës së pranverës, frutat dhe perimet duhet të shoqërojnë vaktet tona.

Niseni ditën me perime: Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.

Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.

Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni panine me domate dhe tranguj, të hani domatet me fasule të grira, ose provoni avokado të grirë e të përzier me vaj ulliri.

Në paninen tuaj të mëngjesit mund të shtoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

Ajo çfarë ka mbetur nga gatimi i darkës, gjen vend patjetër në mëngjesin e ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat