8 gjëra që nuk duhet ti bëni kurrë me stomakun bosh

Shëndetësia

8 gjëra që nuk duhet ti bëni kurrë me stomakun bosh

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:54
Ilustrim

Pazar– Nuk duhet shkuar kurrë për të bërë pazar me stomakun bosh, pasi rrezikoni që ti shpenzoni paratë me ushqime aspak të shëndetshme. Kështu që para se të shkoni për pazar, bëni mirë të bëni një listë të gjërave që duhet të blini, në mënyrë që të mos shpërqendroheni.

Të bini të flini– Do të ndjeni gjatë gjithë natës uri dhe niveli i ulët glicemisë, nuk do ju lejojë që të flini rehat, si dhe mund të zgjoheni më shpejtë nga sa mendoni.

Pini kafe– Pirja e kafesë me stomakun bosh, mund të shkaktojë mungesën e serotoninës, i cili është hormoni i lumturisë dhe mund t’iu bëjë që të ndiheni keq gjatë gjithë ditës. Ndër të tjera mund të shkaktohet edhe djegie stomaku.

Stërvitjet e rënda– Mos bini pre e mitit se nëse stërviteni me stomakun bosh, do të digjni më shumë kalori. Jo vetëm që nuk do të siguroni masën muskulore, por intensiteti i stërvitjes do të jetë i ulët, për shkak të mungesës së energjisë.

Debate– Mos debatoni kurrë me stomakun bosh, pasi uria ju bën më të acaruar, për shkak se trupi ynë ka nevojë për energji për të ruajtur kontrollin.

Hani çamçakëz- Kur përtypni çamçakëz, trupi juaj prodhon acid tretës, i cili mund të shkaktojë gastrit, shkruan noa.al.

Pini lëng portokalli apo lëngje të tjera– Mendohuni dy herë para se të pini lëng portokalli apo lëngje të tjera me stomakun bosh, për shkak se prania e acidit mund të irritojë stomakun bosh.

Pini alkool– Kur nuk hani para se të pini alkool, trupi juaj e thith alkoolin dyfish në shpejtë dhe për pasojë mund të deheni më shpejtë. Kështu që para se të pini ndonjë gotë, hani diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat