Barnat kundër diabetit zvogëlojnë edhe rrezikun e kësaj sëmundje

Shëndetësia

Barnat kundër diabetit zvogëlojnë edhe rrezikun e kësaj sëmundje

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:48
Ilustrim

Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën “Journal of Medicine” rreziku i problemeve të veshkave dhe disa problemeve kardiovaskulare është zvogëluar tek personat që kanë tipin 2 të diabetit, dhe janë trajtuar me një lloj specifik të barnave- canagliflozin.

Studimi ka përfshirë 4.401 pacientë të moshës 30 vjeçare me tipin 2 të diabetit, që kishin edhe disa çrregullime të veshkave.

Këta pacientë u trajtuan me canagliflozin- barna kundër diabetit, dhe u përcjellën për 3, 13 dhe 26 javë.

Hulumtuesit gjetën, që pacientët e trajtuar me tableta kundër diabetit kishin një rrezik 34% më të ulët për vdekje nga sëmundjet renale dhe 32% rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet e veshkave.

Sipas hulumtuesve, ky lloj i tabletave kundër diabetit në mesin e 1000 pacientëve,  do të mund të parandalonte 22 hospitalizime nga sëmundjet e veshkave dhe 25 të tjera nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ky studim kishte disa limite, kështu që është e rëndësishme të bëhen studime të tjera për ta konfirmuar se vërtetë barnat, që përdoren për trajtim të tipit 2 të diabetit kanë efekt edhe në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të veshkave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat