Mitet rreth gjumit po e dëmtojnë shëndetin tonë

Shëndetësia

Mitet rreth gjumit po e dëmtojnë shëndetin tonë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:24
Foto ilustruese

Mitet rreth gjumit po dëmtojnë shëndetin tonë si dhe po ndikojnë në shkurtimin e jetës sonë, thonë studiuesit.

Një ekip në Universitetin e Nju Jorkut kërkoi në internet për të gjetur pretendimet më të zakonshme për një gjumë të mirë të natës.

Pastaj, në një studim të botuar në revistën Sleep Health, ata i përputhën pretendimet me provat më të mira shkencore.

Miti 1 – Mund të përballosh më pak se pesë orë gjumë

Ky është miti që thjesht nuk do të largohet.

Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher kishte katër orë gjumë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë pretendime të ngjashme.

Megjithatë studiuesit thanë se besimi se fjetja më pak se pesë orë ishte e shëndetshme, ishte një nga mitet më të dëmshme për shëndetin.

“Ne kemi dëshmi të gjera për të treguar se gjumi pesë orë ose më pak në mënyrë të përhershme, rrit rrezikun në masë të madhe për pasoja negative të shëndetit”, tha studiuesja Dr Rebecca Robbins.

Këto përfshinin sëmundje kardiovaskulare, të tilla si sulmi në zemër dhe jetëgjatësi më të shkurtër.

Miti 2 – Alkooli para shtratit përmirëson gjumin tuaj

“Kjo mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë, por në mënyrë drastike zvogëlon cilësinë e pushimit tuaj atë natë”, tha Dr Robbins.

Ajo sidomos pengon fazën REM e cila është e rëndësishme për kujtesën dhe të mësuarit.

Miti 3 – Shikimi i TV në shtrat ju ndihmon të relaksoheni

Dr Robbins argumenton: “Shpesh nëse e shikojmë televizorin natën, mund të ketë ndonjë lajm apo diçka tjetër që e dëgjojmë e që është shumë e rëndësishme sa na shkakton pagjumësi ose stres para shtratit, kur ne po përpiqemi të çlirohemi dhe të relaksohemi”.

Miti 4 – Nëse jeni duke u përpjekur për të fjetur, qëndroni në shtrat

Keni kaluar shumë kohë duke u përpjekur të fleni sa që ju keni arritur të numëroni të gjitha delet në Zelandën e Re (rreth 28 milionë).

Pra, çfarë duhet të bëni më pas? Përgjigjja nuk është që të vazhdojmë të përpiqemi.

“Ne fillojmë të lidhim shtratin tonë me pagjumësi”, tha Dr Robbins.

“Sigurohuni që të dilni nga shtrati dhe të ndryshoni mjedisin”.

Miti 5 – Shtypja e butonit “Snooze”

Dr Robbins tha: “Kuptojeni se do të jeni pak të lodhur – të gjithë ne jemi – por duhet t’i rezistojmë tundimit për të shtypur “snooze”.

“Trupi juaj do të kthehet në gjumë, por do të jetë shumë i lehtë, me gjumë të ulët.”

Përkundrazi, këshilla është që të hapni perdet dhe të ekspozoni veten në dritën sa më të ndritshme që është e mundur.

Miti 6 – Gërhitja është gjithmonë e padëmshme

Gërhitja mund të jetë i parrezikshme, por mund të jetë gjithashtu një shkaktar i ndaljes së frymës gjatë gjumit.

Kjo shkakton që muret e fytit të relaksohen dhe të ngushtohen gjatë gjumit dhe mund të ndalojnë shkurtimisht frymëmarrjen.

Njerëzit me këtë gjendje kanë më shumë gjasa të zhvillojnë presionin e lartë të gjakut, një rrahje të parregullt të zemrës dhe të kenë një atak në zemër ose një goditje në tru.

Një nga shenjat paralajmëruese është zhurma e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat