Edhe vetëm një gotë alkool në ditë rrit rrezikun e ishemisë

Shëndetësia

Edhe vetëm një gotë alkool në ditë rrit rrezikun e ishemisë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:54
Ilustrim

Pirja edhe në një mënyrë të moderuar nuk mbron shëndetin. Studimi i 160.000 të rriturve kinezë vë në dyshim efektin mbrojtës të alkoolit

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet me rritjen e konsumit të alkoolit dhe nuk ka dëshmi se një ose dy gota në ditë mbrojnë kundër iktusit, ose i njohur ndryshe, ishemia. Në të vërtetë, me një ose dy gota të një pije alkoolike në ditë mund të rriste shanset për të pasur një goditje në tru. Kjo u konfirmua nga një studim gjenetik i kryer mbi 160.000 të rritur të botuar nga revista ‘Lancet’. Në kundërshtim me deklaratat e studimeve të mëparshme që pretendonin se pirja e moderuar mund të parandalonte goditjet dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare, ky studim i ri gjithashtu lidh konsumin e ulët të alkoolit me rritjen e presionit që mund të shkaktojë goditje. Studimi vjen pas një hulumtimi tjetër të botuar vitin e kaluar në të cilin u konkludua se nuk ka nivel të sigurt të alkoolit, vetëm konsumi zero nuk është i rrezikshëm.

Të dhënat

Në studimin e ri, studiuesit zbuluan se me një ose dy gota pije alkoolike në ditë rritej rreziku i goditjes nga 10% në 15% dhe me katër gota rreziku u rrit në 35%. Për pije alkoolike studiuesit kanë parasysh një gotë verë, një shishe birrë ose ndonjë pije tjetër alkoolike.

Studimi

Hulumtuesit nga universitetet e Oksfordit dhe Pekinit kanë studiuar mbi 500.000 burra dhe gra në Kinë për 10 vjet, duke studiuar konsumin e alkoolit. Studimi u krye në Kinë, ku rreth një e treta e popullsisë nuk mund të pinë për shkak të një gjeni që i pengon ata të konsumojnë alkool, duke i bërë ata plotësisht të dehur edhe pas vetëm një gllënjkë shumë të vogël. Dy të tretat e tjerë të mostrës, të aftë për të pirë për kënaqësinë e tyre, janë të lirë të pinë alkool dhe doli që subjektet që pinë së paku 4 gota në natë kishin një shans më të madh për të përjetuar probleme me zemrën dhe tension të lartë.

Kufizimet

Ndër kufizimet e studimit është fakti se ai ka të bëjë vetëm me popullsinë kineze dhe se është përqendruar në të gjitha pijet alkoolike, pa një përqendrim të veçantë në verë të kuqe, e konsideruar në shumë studime si mbrojtëse e sëmundjeve të zemrës. Rezultatet janë më pak të qarta për sulmet në zemër, kështu që hulumtuesit po mbledhin më shumë të dhëna. “Në të vërtetë këto përfundime duhet të merren me kujdes. Korrelacioni me rrezikun e infarktit vjen nga konsumimi i alkoolit të parashikuar gjenetikisht dhe jo nga konsumi aktual. Për më tepër, është thelbësore që në popullatën e analizuar konsumimi i alkoolit përfaqësohet kryesisht nga pijet që janë shumë alkoolike; prandaj rezultati i kësaj analize nuk lejon të atribuohet një efekt negativ potencial për pije të tjera alkoolike siç është vera e kuqe, me një efekt të njohur përfitues në rast të marrjes së moderuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat