Studiuesit përdorin HIV për të trajtuar sëmundjet tek foshnjat

Shëndetësia

Studiuesit përdorin HIV për të trajtuar sëmundjet tek foshnjat

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë përdorur virusin HIV për të krijuar një terapi gjenetike që shëroi tetë foshnja që vuanin nga mungesa e rëndë e imunitetit apo sëmundja “flluskë”.

Rezultatet e hulumtimit, të zhvilluara në një spital në Tennessee, u botuan në New England Journal of Medicine.

Foshnjat, të lindura me pak ose aspak mbrojtje imune, tani kanë sisteme imunitare plotësisht funksionale.

Foshnjat e patrajtuara me këtë çrregullim duhet të jetojnë në kushte tërësisht sterile dhe kanë tendencë të vdesin tejet të reja.

Terapia e gjeneve përfshinte grumbullimin e palcës kockore të foshnjave dhe korrigjimin e defektit gjenetik në ADN-në e tyre menjëherë pas lindjes së tyre.

Gjen “korrekt” – i përdorur për të rregulluar defektin – u fut në një version të ndryshuar të një prej virusit HIV, virusi që shkakton SIDA.

Studiuesit thanë se shumica e foshnjave u liruan nga spitali brenda një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat