Regjistrohet sezoni më i gjatë i gripit në 10 vite

Shëndetësia

Regjistrohet sezoni më i gjatë i gripit në 10 vite

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Qendrat për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) publikuan sot të dhënat e fundit, duke theksuar se që nga viti 1997, kur filloi grumbullimi i të dhënave, nuk është verifikuar kurrë që gripi të zgjasë kaq shumë.

Lynnette Brammer, drejtor i departamentit mbi Gripin tha se “është java e 21-të që nga rastet e para të gripit për këtë sezon”.

“Më përpara nuk ishin kaluar asnjëherë 20 javë”, theksoi ai.

Të dhënat në SHBA tregojnë se ka pasur 41,3 milionë raste, 19,4 milionë vizita tek mjeku dhe 610000 të sëmurë të shtruar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat