Si t'i largosh njollat e diellit në kushte shtëpie

Shëndetësia

Si t'i largosh njollat e diellit në kushte shtëpie

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Nëse këtë vit e keni ndarë mendjen për të larguar një herë e mirë gjurmët e verës së shkuar, ku ju nuk u kujdesët fort mirë për lëkurën, ky artikull do t’ju ndihmojë vërtetë shumë.

Kret natyralisht, përgatituni të largoni njollat e errëta në ball, faqe apo hundë.

Lëng limoni

Lëngu i limonit është përdorur historikisht për pastrimin e lëkurës duke ndikuar pozitivisht edhe te njollat e diellit. Natyra acidike e tij do të krijojë një ndjesi djegieje , por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shtrydhni një limon, njomni pak pambuk në të dhe masazhoni lehtë zonat që dëshironi. Lëreni për disa minuta në lëkurë dhe më pas shpërlajeni mirë e mirë me ujë. Përsëriteni procedurën 3 herë në javë.

Uthull molle

Një tjetër mënyrë natyrale për të luftuar shenjat e diellit është uthulla e mollës. Merrni një lugë çaji uthull molle, përziejeni me një lugë limon dhe vendoseni në pjeset problematike. Lëreni gjatë gjithë natës dhe lajeni fytyrën në mëngjes. Përsëriteni të paktën për 6 javët në vazhdim.

Domate

Domatja është një antioksidant i jashtëzakonshëm për lëkurën. Shtrydhni një kokërr domateje dhe lëreni për 30 minuta në lëkurë. Nëse dëshironi shtojini edhe një luge çaji qumësht.

Kastravec

Shtrydhni një kastravec dhe shtojini 2-3 lugë gjelle lëng limoni. Vëreni në lëkurë dhe lëreni të thahet. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Maskën mund ta bëni 1 ose 2 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat