Fëmijët deri 4 vjeç duhet të shikojnë ekranë vetëm 1 orë në ditë, thotë për herë të parë OBSH

Shëndetësia

Fëmijët deri 4 vjeç duhet të shikojnë ekranë vetëm 1 orë në ditë, thotë për herë të parë OBSH

Më: 28 prill 2019 Në ora: 06:33
Ilustrim

Fëmijët e moshës dy deri në katër vjet nuk duhet të lejohen t’i ekspozohen më shumë se një orë ekraneve televizive, derisa foshnjet nën moshën një vjet nuk duhet t’i ekspozohen fare pajisjeve elektronike.

Këtë e ka rekomanduar me një deklaratë që nuk ishte bërë kurrë më parë, këto ditë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo agjenci e OKB-së, që ka lëshuar për herë të parë një udhëzim të tillë.

OBSH ka thënë se fëmijët po ashtu duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të bëjnë gjumë të mjaftueshëm, në mënyrë që më vonë gjatë jetës të mos kenë telashe me mbipeshë dhe çrregullime tjera, transmeton “Reuters”.

“Aktiviteti i shëndoshë fizik dhe gjumi i mirë krijohen si shprehi në vitet e para të jetës”, shkruan OBSH në udhëzimet për shtetet anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat