Kanceri i mitrës mund të zbulohet edhe me test të urinës

Shëndetësia

Kanceri i mitrës mund të zbulohet edhe me test të urinës

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:44
Foto ilustruese

Gratë që janë shumë të shqetësuar ose të turpshme të shkojnë për një testim tek gjinekologu mund të sigurojnë një mostër të urinës për të testuar për kancerin e qafës së mitrës, sugjeron hulumtimi i realizuar së fundmi.

Hulumtimi ka gjetur se testimi urinës ishte aq i mirë në zbulimin e një virusi të quajtur HPV, që është një faktor i madh rreziku për kancerin.

Ende nevojiten testime të mëtutjeshme, por ekspertët thonë se testimi përmes urinës mund të ketë ndikim të madh tek gratë.

Numri i njerëzve që shkojnë për PAP testet është tejet i ulët në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto testime parandalojnë 75% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës, kështu që ato mund të mos jenë të këndshme por janë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat